LSI ngre alarmin dhe i drejton thirrjen e fortë SPAK-ut

by admin
Spread the love

Numri 2 i LSI-së, Petrit Vasili përmes postimeve të njëpasnjëshme në rrjetet sociale ka dalë sot në mbrojtje të Presidentit Ilir Meta dhe ka sulmuar Kuvendin.

Vasili i bën thirrje SPAK që të nisë urgjentisht hetimet për Kuvendin, i cili sipas tij ka falsifikuar provat që u paraqitën sot në Gjykatën Kushtetuese ku8ndër Presidentit Ilir Meta.

Postimi i plotë:

“SPAK ç’pret më?

Heto urgjent falsifikimin me te rende te pluralizmit, proven e renies se shtetit!

Asnje hap prapa per te cuar perpara drejtesise mafiozet e pushtetit, qe falsifikojne gjithshka.

Kuvendi i Shqiperise eshte kthyer kthyer ne nje mashe falsifikuese ne sherbim te mafies politike rilindase.

Kuvendi mashtron me dokumenta fallco Gjykaten Kushtetuese, ky eshte fundi.

Kane fytyre e kerkonin shkarkimin e Presidentit, por shkarkuan veten dhe u demaskuan si mashtruese.

Keta sic falsifikojne hipotekat, kadastrat e cdo lloj prone do duan te shesin edhe teritorin e Shqiperise.

Per falsifikimet s’ka gje per tu habitur:

Prej vitesh merren VKM- pa u mbledhur Qeveria fare dhe pa proces verbale e dokumente

Ku vete Ministrat marrin dijeni per Vendimet e tyre permes mediave per VKM,ku s’kane ”marre pjese”, apo te famshmet VKM-qarkulluese ku qarkullon vjedhja e miliardave.

E pa pare dhe degjuar ndonjehere!

Te gjithe ne kembe per mbrojtur shtetin nga mafiozet e rilindjes, qe guxojne te falsifikojne e mashtrojne edhe para Gjykates Kushtetuese.”-shkruan Vasili.

The post LSI ngre alarmin dhe i drejton thirrjen e fortë SPAK-ut appeared first on Lajme.al.

You may also like