LSDM: Shefi i sigurimit të Mickoskit ka sulmuar fizikisht policët

by admin
Spread the love

Natën para kafenesë “Mosh” në Shkup, shefi i sigurimit të Mickoskit, Ivica Bisovski ka sulmuar fizikisht një polic! Edhe pse ai vetë është polic, shefi i sigurimit të Mickoskit u përpoq të parandalonte një bastisje të policisë për drogën, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

“Sulmi ndaj policisë, sulmi ndaj policëve është sulm ndaj shtetit. Fjala është për të njëjtin Ivica Bisovski, i cili gjatë pandemisë së Covid-it ka qenë së bashku me Mickoskin në palestër dhe më pas në një lokal në rrugën Boemska, edhe pse ishte e ndaluar. DPMNE tregon çdo ditë fytyrën e saj të vërtetë dhunuese dhe kriminale. Kanë mjaftuar disa ditë pas hyrjes në Qeverinë teknike. VMRO-DPMNE është sërish në punë.Ky skandal hap shumë dilema për rolin e Mickoskit dhe VMRO-së.

Presim përgjigje nga ministri Toshkovski dhe Hristijan Mickoski. Ky skandal duhet të zbardhet plotësisht”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

LSDM shtoi se institucionet duhet të veprojnë dhe të gjithë të përfshirët duhet të mbajnë përgjegjësi.

MARKETING



You may also like