LSDM: Pas Arsovskës edhe Micevski ia kthen shpinën Mickovskit

by admin
Spread the love




LSDM-ja ka lëshuar një komunikatë ku thekson se pas Danella Arsovskës dhe Nikolla Micevskit “ia ktheu shpinën Hristijan Mickoskit”. Sipas partisë në pushtet, koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së ka qëndrim të kundërt nga Mickoski dhe përmbysje radikale të qëndrimeve të partisë opozitare. “Deklarata e Nikolla Micevskit se VMRO-DPMNE nuk është kundër ndryshimit të Kushtetutës dhe futjes së bullgarëve, por edhe komuniteteve tjera, nënkupton një kundërshtim radikal ndaj politikave destruktive të Mickoskit. A ka dikush të drejtojë anijen që po fundoset?”, thekson LSDM-ja. /SHENJA/


You may also like