LSDM: Paraziti i vërtetë është Mickoski, merrte 100.000 denarë në muaj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Hristijan Mickoski merrte gati 100.000 denarë në muaj gjatë kohës kur VMRO-DPMNE ishte në pushtet, ndërsa  paga minimale ishte 8.000 denarë, kështu kanë reaguar nga partia qeveritare LSDM. Sipas LSDM-së, paraziti i parë dhe kryesori është Hristian Mickoski.

LSDM

“Në kohën e VMRO-DPMNE-së, kur paga minimale ishte 8.000 denarë, Mickoski mori gati 100.000 denarë pagë nga ELEM. Mickoski përveç kompensimit dhe pagës nga EMV , ka marrë edhe kompensim pas shkarkimit, në emër të dallimit të  pagës nga EMV, ka marrë 60.444,00 denarë në muaj.

Sipas LSDM-së, përveç Mickoskit edhe Gordana Koçoska- Dimitrievska ka marrë kompensim pasi është shkarkuar nga pozita e anëtarës të bordit drejtues dhe drejtoreshë financiare të ELEM-it,  të atëhershëm, sipas tyre , Gordana Koçoska-Dimitrievska edhe një vit ka marrë pagë të plotë prej 66.432 denarë neto. /SHENJA/


You may also like