LSDM: Nëse Mickoski është i sinqertë, le t’i japë fund bllokadës në Parlament

by admin
Spread the love




Ne dhe opinioni në qytetin e Shkupit i kemi parë shumë mirë të ashtuquajturat koncepte të Hristijan Mickoskit, tenderë, janë koncepte për komisione dhe tenderë dhe asgjë tjetër, prandaj qeveria po merr përsipër ngrohjen në qytetin e Shkupi, thanë sot nga LSDM. Nga atje i bëjnë thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së nëse është i sinqertë të tregohet në Kuvend dhe t’i japë fund bllokadës së Parlamentit në kohë krize. “Le ta përkrahë ligjin për ndërtim dhe 50 ligje të tjera që i kanë bllokuar deputetët e VMRO-DPMNE -së. Se Mickoski nuk ka qëllim të sinqertë, shihet edhe nga fakti se edhe pse përfaqësuesit e VMRO-DPMNE -së janë të ftuar gjithmonë në seancat e Këshillit Ekonomik, ata nuk vijnë. Pallati i Bardhë nuk është vend zgjidhjeje por krijimi i problemeve, kjo godinë është sinonim i korrupsionit dhe krimit, mishërim i krimit nga i cili burojnë të gjitha bllokadat në dëm të shtetit”, thonë nga LSDM.


You may also like