LSDM: Mickoski kërkon referendum në mëngjes, zgjedhje të parakohshme pasdite

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Përmes një komunikate për media, LSDM-ja i është përgjigjur ofertës së bërë sot nga VMRO-ja lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhjet e parakohshme, të cilat partia në pushtet i quan shantazh.
“VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski nuk mund të shantazhojnë askënd. Të gjitha përpjekjet e tyre për të destabilizuar shtetin, të gjitha gënjeshtrat e tyre për gjoja asimilim dhe bullgarizim kanë dështuar, ata nuk kanë më asnjë besueshmëri para qytetarëve. Prandaj Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë të hutuar, kërkojnë referendum në mëngjes dhe zgjedhje të parakohshme pasdite. Mickoski nuk di më çfarë të bëjë për të shpëtuar vendin e tij në Shtëpinë e Bardhë pasi partnerët e koalicionit dhe partitë e tjera opozitare ia kthyen shpinën. Në vitin 2024 do të ketë zgjedhje në mandatin e rregullt. Deri atëherë, VMRO-DPMNE ka kohë të rishqyrtojë dhe të ndryshojë sjelljen e saj destruktive, antishtetërore në dëm të interesave të qytetarëve dhe shtetit”, thonë nga LSDM.


You may also like