LSDM kërkon Mickoski të merr përgjegjësi për zhvillimet në Kuvend

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski deklaroi sonte se pas një periudhe të gjatë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka thënë një të vërtetë, ndërsa ajo është se kjo shumicë do të rritet.

Ai tha se Mickoski ka gënjyer opinionin dhe se nuk e ka shumicën prej 61 deputetëve.

“Vetëm që të vije në pushtet u ul me një tryezë me anti-BE, anti-NATO struktura, pa asnjë princip, pa asnjë ofertë politike”, theksoi Mitrevski, raporton SHENJA.

AI tha se Mickoski duhet të merr përgjegjësi.

I pyetur nëse dalja e Besës në anën e kundërt do të thotë se Qeveria ka shumicë, ai tha se jo vetëm që kanë por kjo shumicë edhe do të rritet.

Mitrevski nuk dëshirojë të komentoj nëse Rexhepi do të jetë pjesë e shumicës së re që po paralajmërohet.


You may also like