LSDM: I ftojmë në bashkëpunim të gjitha forcat demokratike dhe deputetët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Populli pa se si u ulën në të njëjtën tavolinë përfaqësuesit e strukturave anti-NATO, anti-BE, anti-Prespë dhe antidemokratike në vend, pjesëmarrësit në aksionet e përgjakshme të 27 prillit, së bashku me ata që avokojnë në mënyrë deklarative kursin euroatlantik të vendit dhe u mundën në të njëjtin 27 prill, thuhet në reagimin e LSDM pas paralajmërimit për përbërjen e shumicës së re parlamentare.

“Kjo përbërje nënkupton një konflikt parimesh, një konflikt pikëpamjesh, konflikt politikash dhe konflikt vlerash. Një përbërje e tillë politike nuk mund të japë asgjë për interesat e qytetarëve dhe as për interesat kombëtare të shtetit, sepse e vetmja gjë e përbashkët në atë tryezë është dëshira për pushtet.

Nëse vërtet do të ketë një shumicë të re parlamentare, presim që ajo të konfirmohet përmes procedurave të duhura parlamentare dhe zgjedhjes eventuale të Qeverisë së re.

Do të thotë, do të shohim nëse do të zgjidhet një qeveri e re antidemokratike, anti-Prespë, anti-NATO dhe anti-BE”, thonë nga LSDM.

The post LSDM: I ftojmë në bashkëpunim të gjitha forcat demokratike dhe deputetët appeared first on TV SHENJA.

You may also like