LSDM: Gënjeshtrat e VMRO-së ndaj Shilegovit janë reagim të panikut të tyre nga disfata e shtatë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LSDM-ja me anë të një komunikate për media ka reaguar ndaj VMRO-DPMNE-së, me këta të fundit të cilët akuzojnë kryetarin e Shkupit Petre Shilegov për kurdisje të tenderëve.

“Të ballafaquar me disfatën që do ta shkaktojë Arsovska, VMRO-DPMNE bën presion ndaj prokurorisë dhe institucioneve kompetente dhe vazhdon të plasojë të pavërteta ndaj Shilegovit. Asnjë truk i të arratisurit Gruevski nuk do t’i shpëtojë nga humbja e thellë në këto zgjedhje si në Qytetin e Shkupit, ashtu edhe në pjesën më të madhe të komunave. Gënjeshtrat dhe dezinformatat e VMRO-DPMNE-së ndaj Shilegovit nuk janë asgjë tjetër përveç se reagim ndaj panikut të tyre nga humbja e shtatë që do të ndodhë më 17 tetor”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së. /SHENJA/

You may also like