LSDM: Është mesi i shkurtit Mickoski nuk ka as 61 deputetë, as shpërndarje të Kuvendit

by admin
Spread the love





Nga seanca konstituive e Kuvendit, para 2.5 vitesh, Mickoski pohon se kjo përbërje qeveritare parlamentare nuk do të zgjasë shumë, se do të pasojnë zgjedhje të shpejta, se zgjedhje do të ketë në pranverë, jo vetëm zgjedhje të parakohshme, ai paralajmëroi edhe shumicë tl re, pastaj shpërndarja e Kuvendit, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Sipas tyre, tek Mickoski nuk ka ndryshuar asgjë dhe pretendojnë se ai gënjen anëtarësinë e tij dhe qytetarët.

“Këtu në mesin e shkurtit, as Mickoski nuk ka 61 deputetë, as nuk ka shumicë të re, as shpërndarje të Kuvendit. Dhe një vit më parë Mickoski pozoi me gjoja shumicë për të rrëzuar Qeverinë, kështu që u vërtetua se shumica në pushtet është stabile.

Kërkesa e Hristijan Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së për zgjedhje të parakohshme është vetëm dëshirë për pushtet. E bllokoi edhe Kuvendit dhe organizoi protesta të dhunshme për të provokuar zgjedhje”, thonë nga LSDM.







Artikulli paraprakCllevio i kërkoi falje Getoar Selimit, a është zgjidhur konflikti mes tyre?




You may also like