LSDM dhe VMRO-DPMNE tërhoqën ankesat për rezultatet e zgjedhjeve në rrethin e dytë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LSDM dhe VMRO-DPMNE tërhoqën ankesat e tyre për rezultatet e zgjedhjeve në rrethin e dytë, njoftojnë për MIA nga KSHZ.

LSDM kishte parashtruar shtatë ankesa për dy vendvotime në Shuto Orizarë, një vendvotim në Konçë, tre vendvotime në Koçan dhe një vendvotim në Çeshinovë-Obleshevë, ndërsa OBRM-PDUKM kishte një ankesë për një vendvotim në Probishtip.
Sipas njoftimeve, nesër KSHZ-ja pritet të vendosë për 15 ankesat e mbetura të BDI-së, TMRO-së dhe Grupit të votuesve Enver Pajaziti.

BDI ka bërë pesë ankesa, tre prej të cilave janë për vendvotimet në Studeniçan dhe dy për vendvotime në Zhelinë. Partia politike TMRO ka bërë shtatë ankesa, të gjitha ankesat janë në komunën Staro Nagoriçanit, ndërsa ankesat e grupit të votuesve të Enver Pajaziti i referohen tri vendvotimeve në Bërvenicë.

You may also like