Lotito: Ekipi dhe trajneri meritojnë komplimente, fusha e “Olimpicos” nuk është e mirë

by admin
Spread the love

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito është shumë i lumtur për paraqitjen që Lazio e tij ka bërë në këtë start sezoni. Kryeqytetasit ndodhen në vendin e tretë në Serie A dhe kanë mbrojtjen më të mirë të kampionatit, ndërsa për këtë ecuri ka dhënë përshtypjen e tij numri një i lacialëve.

“Trajneri dhe skuadra meritojnë komplimente. Është një gëzim i madh edhe për të gjithë shoqërinë. Është duke u realizuar ajo që ne duam. Sfida në Bergamo ishte prova e së vërtetës. Jemi të gatshëm të zhvillojmë një futboll të një niveli të lartë.”

Megjithatë, Lotito nuk i kurseu kritikat për fushën në stadiumin “Olimpico” të Romës. Presidenti i Lazios i doli në krah trajnerit Sarri për kritikat që bëri ndaj fushës. “Ka të drejtë trajneri. Topi nuk lëviz shpejtë dhe ne jemi një skuadër teknike dhe preçize. Kemi nevojë për një fushë më të mirë. Le të shpresojmë që fusha të rregullohet sa më parë.” /oversport.tv

Foto: S.S. Lazio, Facebook

You may also like