Lot për Zotin nga sy që s’shohin: pamje përlotuese nga Meka – VIDEO

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një pamje mbresëlënëse vjen nga Meka, në këto ditë Haxhi, në tubimin më të madh njerëzor në botë, në adhurim të Zotit.

Aty, një grup haxhinjsh të verbër kryejnë ritin e tavafit rreth Qabes, faltores së parë në botë në besimin monoteist, ndërtuar nga njeriu i parë, Ademi, më pas dhe nga babai i monoteizmit, Ibrahimi.

Është një pamje që ka nevojë vetëm për një koment: aty, çdo njeri, pavarësisht dallimeve të shumta, para Zotit i bashkon të gjithë adhurimi i Tij, dhe nëse Ai i ka sprovuar me një mangësi, siç mund të jetë drita e syve. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nga sytë e tyre të verbër mos rrjedhin lot në adhurim.

“Nuk verbohen sytë, por zemrat në kraharor”, thuhet në Kur’an. 

You may also like