Lori Hoxha zbulon të famshmit që janë kontaktuar për të qenë pjesë e Big Brother VIP

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këtë muaj do të nisë spektakli i shumëpritur Big Brother VIP.

Në një shtëpi luksoze në Tiranë do të futen plot personazhe VIP, të cilët do të jetojnë për plot 100 ditë, duke garuar për çmimin e madh i cili sivjet është 100 mijë euro.

Prodcentja e Big Brother VIP, Lori Hoxha, në një intervistë të fundit për Top Albania Radio, ka zbuluar personazhet VIP, të cilët janë kontraktuar për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Lori konfirmoi se të famshmit që do të futen brenda janë: Rudina Dembacaj, Arjola Demiri, Romeo dhe Donald Veshaj, Semi Jaupaj, Rozana Radi, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Ema Andrea, Bleona Qereti, Alex Seitaj, Paloma, Fatma Haxhialiu, Roza Lati, Mihrije Braha, Sabiani, Orgesa Zaimi.

“Ne në fakt kemi qenë shumë të hapur për të kontaktuar shumë personazhe VIP. Nuk kishim asnjë specifikë në kokë që ky do të jetë apo kjo duhet të jetë. Kemi disa tipologji personash që donim të kishim brenda, për të përçuar mesazhet e duhura edhe për të pasur një spektakël me thënë të drejtën. Për këtë pjesë është kujdesur shumë stafi i kontentit [përmbajtjes] dhe stafi i patentës së ‘Big Brother’. Ata kishin disa indikacione se çfarë realisht duhet të ketë ‘Big Brother’ ose personazhet që futen brenda në ‘Big Brother’. Kështu që ka pasur nga ata që kanë thënë ‘po’ dhe kemi disa personazhe aty brenda që realisht jam e lumtur që i kemi”, tha trashëgimtarja e Top Medias.

Tutje, ajo tha se kanë bërë ta pamundurën që të kishin persona shumë të përzgjedhur këtë edicion të veçantë.

“Kriteri i parë i përzgjedhjes ishte që të kishin një njohje në publik. Sigurisht që kemi pasur indikacione shumë të saktësuara nga grupi i ‘Big Brother’ në Hollandë. Ne kemi kontaktuar shumë. Nuk donim të bënim selektime personale. Në fakt, unë vetë kam qenë shumë e distancuar nga përzgjedhje e personazheve, sepse duke qenë dhe personazh publik vetë, nuk dua të influencohem nga pëlqimet e mia ose jo. Stafi ka kontaktuar një grup të madh personazhesh. Ne duam të kemi karaktere të forta, njerëz që i qëndrojnë një mendimi të caktuar, janë një model i mirë për shoqërinë, kanë një lloj talenti dhe i përkasin një industrie të caktuar në Shqipëri”, tha Hoxha.

Prezantuese e Big Brother VIP do të jetë moderatorja ikonike e formatit BB, Arbana Osmani.


You may also like