Lorenc Vangjeli plas deklaratën e fortë: Do ishte fat nëse Lulzim Basha do të shkonte në burg

by admin
Spread the love

Analisti Lorenc Vangjeli ka folur sërish për çështjen e lobimit rusët Partisë Demokratike në 2017-ën, kohë kur e djathta drejtohej nga Lulzim Basha.

Vangjeli tha se Basha do të ishte më me fat të shkonte në burg, se të turpërohej publikisht.

Ai deklaroi në emisionin “Kontrast” se ish-kreut të PD-së iu dha gjithçka, por karma u hakmor ndaj tij.

“Për një politikan, burgu është fat më i mirë se sa turpi dhe unë duke qenë kundër konceptit që ulërin në Tiranë e kudo tjetër, burg, burg, burg, unë mendoj se më shumë se kaq, një politikan duhet të ketë lloj peshe. Lulzim Basha ishte nga ata njerëz të cilit iu dha gjithçka, por karma u hakmor ndaj tij. U hakmor ndaj tij në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën mekanizëm siç ndodhi edhe me doktorin”, theksoi analisti.

You may also like