Loredana Zefi pozon për revistën gjermane “Tush”

by admin
Spread the love

Reperja shqiptare, Loredana Zefi, tashmë dihet se prej vitesh jeton dhe vepron mes Zvicrës dhe Gjermanisë.

Bukuroshja me prejardhje nga Ferizaj zë shpesh kopertinat e revistave prestigjioze, siç ka ndodhur edhe kësaj radhe.

Ajo ka pozuar së fundmi për revistën gjermane “Tush”, gjersa ka zgjedhur të shfaqet e veçantë e me veshje unike.

E njëjta shfaqet atraktive duke mbajtur një glob ngjyrë të argjendtë, e me një bluze të tillë të shkëlqyer.


Megjithatë, kjo duket se është hera e parë që ka pozuar për këtë revistë ndonëse ka qenë e pranishme në disa të tjera të njohura.

Krijuesja e hitit “Gjuj për to” muajve të fundit ka qenë më e fokusuar në karrierë e projekte të reja muzikore.

Ajo ka paralajmëruar disa projekte që besohet se do të lansohen në vijim.


You may also like