Loredana Zefi pozon me ish-lojtarin e FC Baselit, Edon Zhegrovën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazeta zvicerane, Blick, i ka dedikuar një artikull artistes shqiptare, Loredana Zefi, e cila prej vitesh jeton dhe vepron mes Zvicrës e Gjermanisë.

Në artikull është shkruar për një fotografi të reperes me ish-lojtarin e Baselit, Edon Zhegrovën.

Reperja Loredan (26-vjeçare) gushtin e kaluar ndau me ndjekësit në Instagram se ajo dhe Mozzik (26-vjeçar) janë ndarë sërish.

“Ne jemi vetëm dy njerëz kokëfortë që nuk mundemi as me e as pa njëri-tjetrin”, ka shkruar ajo.

Ndarja nuk do të ndryshojë asgjë në situatën familjare: Loredana thekson vazhdimisht se ajo dhe Mozzik kanë ende një marrëdhënie shumë të mirë – për hir të vajzës së tyre, Hanës (trevjeçare).

Këngëtarja në fundjavë është shfaqur krah për krah me ish-lojtarin e FC Baselit, Edon Zhegrova, në një postim të ndarë në InstaStory dhe kështu ka ndezur edhe thashethemet.

Fotoja e tyre ndez thashethemet
Pak muaj më parë biondja tha për “Promiflash” se aktualisht nuk është në kërkim të një mashkulli të ri.

“Jam shumë e lumtur me veten, kjo mund të tingëllojë arrogante – por po e shijoj jetën time”, thotë Loredana.

Por ajo shton: “Unë besoj përsëri në dashurinë e vërtetë dhe jam shumë e interesuar për të!. A është sërish e dashuruar?”.


Një fotografi që 26-vjeçarja e ka postuar gjatë fundjavës ka ndezur aludimet.

Ylli nga Kosova (23-vjeçar) aktualisht është nën kontratë me klubin francez OSC Lille. Të dy janë mjaft të famshëm.

Marrëdhënia mes tyre nuk është ende e qartë.


You may also like