Loredana ‘tollovit’ rrjetin, a po bëhet nënë për herë të dytë?! – Shqip

by admin
Spread the love

21:41 | 5 Tetor 2021

Nuk janë të rralla rastet kur Loredana iu ka bërë kokën lëmsh ndjekësve.

Këngëtarja kosovare Loredana Zefi i ka habitur të gjithë me postimin e saj të fundit në instagram, shkruan lajmi.net.

Ajo ka publikuar një atlete në foto ku krahas saj ka shkruar “2” duke nxitur dyshime se mund të jetë shtatzënë për herë të dytë.

Kjo ka ndikuar që ndjekësit ti kenë dilemat e tyre, ani pse nuk është hera e parë që Lori bën veprime të tilla vetëm për të tërhequr vëmendje.

Mbase bëhet fjalë për ndonjë projekt të ri muzikor, ose janë atlete që po ia blen Hanës, sidoqoftë kjo mbetet për tu kuptuar.

Ndryshe, javë më parë Lori dhe Mozzik kanë lansuar albumin e tyre “No rich parents”, ku edhe në tekstin këngës së fundit që kanë lansuar thuhet “Ka ardhë koha Hanës me ia bo një vlla”./Shqip/

You may also like