Longo: Kastrioti meriton respekt, duhet të kemi vazhdimësi në rezultate

by admin
Spread the love

Trajneri i Kukësit, Diego Longo ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të sfidës së nesërme kundër Kastriotit.

Verilindorët synojnë fitoren që ti afrohen akoma më shumë kreut të renditjes, por tekniku i Kukësit vlerëson kundërshtarët dhe thotë se skuadra e tij duhet të japë më të mirën që të marrë fitoren në këtë sfidë.

“Është një tjetër ndeshje ku ne duhet të japim 100% për shkak se ata janë shumë të motivuar. Ata vijnë nga një rezultat pozitiv me Dinamon. Ne e respektojmë shumë Kastriotin edhe për shkak të lojës që kanë treguar ndaj çdo kundërshtari.

Është shumë e rëndësishme që të fitojmë në këtë takim që të gjejmë vazhdimësinë, të vijojmë me rezultatet pozitive. Kemi treguar se dimë të luajmë, por ka disa momente që nuk bëjmë lojën tonë kompakte.

Bëjmë disa ndeshje të mira radhazi dhe më pas gabojmë në një. Nëse fitojmë në këtë ndeshje kam besim se do të kemi vazhdimësinë më pas.

Nuk kemi pasur një sulmues si Shkurtaj në pjesën e parë të kampionatit por tani e kemi dhe tani po e arrin formën e tij. Na janë rikuperuar disa lojtarë dhe kam shumë besim se jemi në rrugën e duhur. Nuk trembem për asgjë.

Në këtë moment duhet të pyesim Tiranën për titullin. Ne shohim ndeshjen e radhës dhe do provojmë deri në fund për ti arritur. Mbetet gjithçka e hapur”, ka thënë Longo. / Oversport.tv

You may also like