Londra ‘vishet’ kuqezi/ Qindra shqiptarë protestojnë para parlamentit: Nuk jemi kriminelët që thotë qeveria dhe mediet!

by admin
Spread the love

Qindra shqiptarë që kanë emigruar drejt Britanisë janë mbledhur sot në një protestë pranë parlamentit anglez në shenjë revolte ndaj deklaratave të sekretares së Punëve të Brendshme Suela Braverman.

Vite më parë, Petrit Kucana emigroi drejt Anglisë, aty ku sot punon si drejtor i gazetës “The Albanian”.

Sot, ai ka ardhur në protestë dhe thekson se komuniteti shqiptar në Angli përfaqëson vlerat më të mira shqiptare.

“Një protestë e mrekullueshme e shqiptarëve të Britanisë, në shenjë proteste për deklaratat e ministres. Çdo shqiptar kudo që është, duhet të shndërrohet në ambasador, në misionar që mbron vlerat e shqiptarëve. Unë besoj se shqiptarët e Britanisë janë komuniteti më i organizuar, më i integruar dhe unë besoj që përfaqëson vlerat më të mira shqiptare”, shprehet ai.

“Kjo është pjesëmarrje masive, gjithsecili ka një qëllim, të tregojë edukatën, kulturën e vet, të tregojë që ne nuk jemi siç na cilëson qeveria dhe mediet”, shprehet Taulant Omi.

“Nuk kam besuar se do të mblidhen kaq shumë njerëz. Me siguri ka ndikuar diçka te këta njerëz që të vijnë në numër kaq të lartë. Janë të indinjuar me deklaratat e zyrtarëve të lartë britanikë dhe të medieve dhe nuk duan të identifikohen të gjithë si kriminelë”, thotë historiani Daut Dauti.


Top Channel

You may also like