Londër/ Vranë shqiptarin në shtëpi bari, dy anglezë shpallen fajtorë (Foto)

by admin
Spread the love

Dy anglezë janë shpallur fajtorë për vdekjen e të riut shqiptar që punonte në një godinë që përdorej për kultivimin e lëndëve narkotike.

Smith dhe Sebran rezultojnë si autorë të një vrasjeje tjetër dhe për vjedhje. Ata u lanë në paraburgim përpara dënimit në gjykatë, pas konfirmimit të një date.

Detajet e ngjarjes:

Autorët kishin qenë pjesë të një bande, që kishte shënjestruar një pronë në Granville Avenue, Hounslow, të cilën e dinin se po përdorej për të kultivuar bimë kanabisi.

Smith dhe Sebran planifikuan të hynin në adresë dhe të vidhnin bimët e kanabisit në orët e para të 22 marsit 2021, por kishin menduar se prona ishte e pabanuar.

Megjithatë, plani i tyre u prish kur gjetën Renaton (shqiptarin) dhe një burrë tjetër brenda pronës.

Pas arrestimit autorët kanë deklaruar se nuk kanë pasur ndërmend t’i lëndonin, por në provat e mbledhura treguan se të ata ishin të përgatitur të përdornin dhunë vdekjeprurëse nëse do tu duhej.

Në orët e para të së hënës së 22 marsit 2021 Smith dhe Sebran, në shoqërinë e të paktën pesë të tjerëve, mbërritën Granville Avenue.

Në automjetet që kishin përdorur autorët kanë marrë shkallët për tu ngjitur në pjesën e poshtme të çatisë dhe më pas në një dritare të banjos.

Sebrani, i cili kishte një kaçavidë me vete, hapi një pjesë të dritares dhe dyshja u futën brenda.

Renato dhe personi tjetër kanë qenë duke fjetur brenda pronës dhe pasi dëgjuan zhurmat janë ngjitur lart.

Pas përballjes me autorët ata kanë zbritur sërish në dhomën e gjumit, ndërsa Smith dhe Sebran kanë tentuar të hyjnë me me forcë.

Vetëm në pak kohë ka ndodhur konflikti ku shqiptari u godit me thikë në gjoks, një plagë që rezultoi fatale.

Dyshja u larguan nga shtëpia përmes një dritareje të përparme dhe u nisën në makinat që i prisnin jashtë.