LONDËR – Ministrat britanikë shtojnë sulmet ndaj Putinit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LONDËR, 29 qershor /ATSH-DPA/- Presidenti rus Vladimir Putin është “mizor”, deklaroi sot kryeministri britanik Boris Johnson.

“Unë mendoj se ajo që ai ka bërë është mizore”, i tha kryeministri GB News në samitin e NATO-s në Madrid.

“Ai po kryen një akt të tmerrshëm agresioni të pajustifikuar kundër popullatës së pafajshme”, shtoi ai.

Komentet e tij vijnë pasi sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se Putin kishte “sindromën e njeriut të vogël” dhe ishte një “i çmendur”.

Më herët Johnson tha se pushtimi i Ukrainës nga lideri rus ishte një shembull i “mashkulloritetit toksik” dhe se një presidente grua nuk do të kishte bërë të njëjtin gabim.

“Mendoj se pikëpamja e presidentit Putin për veten dhe botën është një sindromë e një njeriu të vogël, një pamje maçoje”, tha Wallace për LBC Radio.

“Rrallë e dëgjon frazën sindroma e gruas së vogël, gjithmonë dëgjohet sindroma e mashkullit të vogël”, shtoia ai.

“Unë mendoj se sfida e vërtetë këtu është pikëpamja e sistemit rus, kur disa shtete janë më të vogla se të tjerat, të drejtat e tyre nuk llogariten. Nëse duan të futen në një histori të re, ata mendojnë se mënyra për ta bërë këtë është përmes dhunës dhe pushtimit. Dhe kjo është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi”, theksoi Wallace. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like