LONDER – Më shumë se 12 000 migrantë kanë kaluar kanalin anglez në vitin 2022

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 25 qershor /ATSH- DPA/ – Më shumë se 12 000 njerëz kanë arritur në Britaninë e Madhe deri më tani këtë vit duke kaluar kanalin anglez me varka të vogla, sipas të dhënave të mbledhura.

Ky moment historik vjen kur kryeministri britanik Boris Johnson tha se ai nuk do të jepte një shifër që kalimet e Kanalit duhej të zbrisnin përpara se politika e qeverisë për migracionin në Ruandë të shpallej e suksesshme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, të premten e datës 24 qershor 231 persona u kapën në pesë varka që kaluan Kanalin anglez.

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të njerëzve që kanë mbërritur në vend gjatë vitit në 12 159.

Java më e ngarkuar për kalimet e Kanalit deri më tani këtë vit ka qenë 11-17 Prill, kur 1792 persona u sollën në breg, por periudha më e ngarkuar shtatëditore ishte 2076 persona që kaluan në shtatë ditët, deri më 19 prill.

Megjithatë, fluturimi i parë për në Ruandë, i planifikuar për 14 qershor, u anulua në minutën e fundit pas një urdhri nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like