LONDËR – Mbi 600 migrantë mbërrijnë në Britaninë e Madhe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LONDËR, 16 shtator /ATSH/-Mbi 600 migrantë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe ndërsa rreth 40 te tjerë u shpëtuan nga Kanali kur varka e tyre u mbyt në brigjet e Kentit, sipas “The Independent”.

Ministria e Mbrojtjes (MM) tha se 617 persona udhëtuan të enjten me 14 varka, duke e çuar numrin e migrantëve deri tani në afro 30 000. Sipas te dhenave, mesatarisht ka pasur 44 persona në secilën varkë gjatë kalimeve të fundit.

Mes të ardhurve të rinj ishin 38 persona që kishin qëndruar në det për gati një orë pasi gomonia e tyre ishte shfryre në ujërat e Britanisë së Madhe rreth orës 6:17 të mëngjesit.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u krye nga Roja Bregdetare së bashku me RNLI, Marinën Mbretërore, Forcën Kufitare dhe policinë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakFasha 800 kW, Balluku: Nis zbatimin nga 1 tetori
Artikulli tjetërBalluku: Prodhimi në TEC-in e Vlorës nis në 2023

You may also like