LONDËR – BM sanksione të tjera tregtare dhe financiare ndaj Rusisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LONDËR, 24 qershor /ATSH /- Britania e Madhe ka vendosur një grup të ri sanksionesh tregtare dhe financiare ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të saj të paprovokuar në Ukrainën fqinje.

Një njoftim i postuar në faqen e qeverisë së Britanisë së Madhe përshkruan kufizimet e reja, të cilat përfshijnë ndalimin e eksportit për një sërë mallrash dhe teknologjive, eksportit të karburantit të avionëve dhe eksportin ose përdorimin në Rusi të paundëve ose eurove britanike.

Sipas njoftimit do të ndalohet importi, blerja ose furnizimi dhe dërgimi i mallrave me origjinë ose që dërgohen nga Rusia që mund të gjenerojnë të ardhura.

Gjithashtu do të ndalohet importi, blerja ose furnizimin dhe shpërndarja e mallrave që gjenerojnë të ardhura që kanë origjinën ose dërgohen nga Rusia, si dhe asistencë teknike, shërbime financiare, fonde dhe shërbime të ndërmjetësimit.

Vendimi parashikon ndakimin e ofrimit të asistencës teknike dhe shërbimeve financiare, fondeve dhe shërbimeve të ndërmjetësimit në lidhje me importet e hekurit dhe çelikut.

Disa nga masat e reja kufizuese zbatohen si për territoret e Rusisë ashtu edhe të Ukrainës nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Moska. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like