LONDËR – BM sanksione të tjera në përgjigje të luftës së Rusisë në Ukrainë

by admin
Spread the love

LONDËR, 26 korrik /ATSH-DPA/ -Ministrat rusë, zyrtarët dhe anëtarët e familjeve me ndikim që kanë lidhje me Kremlinin janë goditur nga sanksionet pas valës së fundit të veprimeve të nxitura në Ukrainë te ndërmarra nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Ministri rus i Drejtësisë, Konstantin Chuychenko dhe zëvendësi i tij, Oleg Sviridenko u sanksionuan përmes një urdhër ndalimi për të udhëtuar dhe ngrirjes së aseteve.

Britania e Madhe ka sanksionuar gjithashtu Sarvar dhe Sanjar Ismailov, nipërit e oligarkut kryesor rus, Alisher Usmanov, i cili ka lidhje të ngushta me Kremlinin.

“Sarvar Ismailov ka qenë më parë, drejtor në klubin e futbollit “Everton” dhe të dy kanë interesa të mëdha në Britaninë e Madhe”, njoftoi Zyra e Jashtme pasi pasuritë e tyre ishin ngrirë.

Figura të larta në rajonet e shkëputura të Ukrainës lindore të mbështetura nga Moska janë goditur gjithashtu me urdhër ndalime për të udhëtuar dhe ngrirje të aseteve.

Vitaliy Khotsenko u emërua kryeministër i të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut, dhe Vladislav Kuznetsov u emërua si zëvendëskryetar i parë i Republikës Popullore të Luhanskut në qershor 2022.

Rreth 29 guvernatorët rajonalë nga e gjithë Rusia janë sanksionuar gjithashtu për mbështetjen e dy rajoneve të shkëputura.

“Ne nuk do të heshtim duke parë aktorët shtetërorë të emëruar nga Kremlini që shtypin popullin e Ukrainës ose liritë e popullit të tyre”, deklaroi ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss.

“Ne do të vazhdojmë të vendosim sanksione të ashpra ndaj atyre që po përpiqen të legjitimojnë pushtimin e paligjshëm të Putinit derisa Ukraina të mbizotërojë”, shtoi ajo. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like