LONDËR – BM: Rusia rifillon sulmet ndaj Ukrainës me dronë iranianë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LONDËR, 9 dhjetor /ATSH-DPA/ – Pas një ndërprerjeje disajavore të operacioneve ushtarake, forcat ruse kanë rifilluar sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase duke përdorur dronët iranianë, raportoi sot Ministria britanike e Mbrojtjes.

“Nëse raportet zyrtare ukrainase verifikohen, kjo do të thotë se Rusia ka marrë furnizime të reja. Ka të ngjarë që Rusia të ketë përdorur stokun e saj të mëparshëm të qindra dronëve “Shahed-131″ dhe :Shahed-136”, të ashtuquajtura “drone kamikaze”, sipas ministrisë.

Në fillim të kësaj jave, shërbimet sekrete ukrainase raportuan se ishin rrëzuar 17 dronë, duke përfshirë 14 “Shahed-136”, dhe se dronët kamikaze ishin përdorur për të sulmuar rajonet e Zaporizhias dhe Dnipros.

Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës në fund të shkurtit, Ministria Britanike e Mbrojtjes ka publikuar çdo ditë informacion mbi rrjedhën e luftës, duke cituar informacione të shërbimeve sekrete britanike.

Moska ka akuzuar Londrën për kryerjen e një fushate dezinformimi të qëllimshme.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKredia me probleme ulet në nivelin 5%

You may also like