LONDËR – BM-ja dhe Koreja e Jugut nënshkruajnë marrëveshjen e partneritetit të tregtisë dhe bashkëpunimit

by admin
Spread the love

LONDËR, 21 nëntor /ATSH-DPA/ – Britania e Madhe dhe Koreja e Jugut kanë vendosur të nënshkruajnë një marrëveshje të re afatgjatë që mbulon bashkëpunimin e mbrojtjes dhe teknologjisë ndërsa presidenti Yoon Suk Yeol ka mbërritur për një vizitë shtetërore treditore.

Marrëveshja e “Downing Street” pason një marrëveshje të ngjashme me Singaporin dhe Japoninë, pasi Britania e Madhe kërkon të konsolidojë ndikimin në Indo-Paqësor.

Yoon nisi sot vizitën e tij shtetërore, e cila do të përfshijë një takim dypalësh me kryeministrin Rishi Sunak dhe nënshkrimin zyrtar të marrëveshjes nesër në “Downing Street”.

Përpara vizitës, Sunak vuri në dukje investimet me vlerë 21 miliardë paund (26 miliardë dollarë) që bizneset e Koresë së Jugut kryejnë në BM.

Tregtia dhe investimet pritet të jenë fokusi i takimit. Ministri i Tregtisë Kemi Badenoch pritet të nisë negociatat e reja mbi një marrëveshje të përmirësuar të tregtisë së lirë.

Britania e Madhe siguroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Korenë e Jugut në vitin 2019, që synonte kryesisht vazhdimësinë e tregtisë pas Brexit dhe reduktimin e pasigurive.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like