Lojtari me kancer në fushë, klubi i Ajax bën gjestin e madh

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Moment prekës në Kupën e Holandës. Futbollisti i Excelsior Devin Plank i cili ende po trajtohet nga kanceri hyri në fushë në minutën e 89′ në takimin mes Ajax-Excelsior. Skuadra e Kategorisë së Tretë u turpërua me shifrat 9-0, por ndeshja do të mbahet mend për një episod emocionues.

Lojtarët e Excelsior por edhe të Ajax-it u bashkuan për ti bërë atij “tunelin e nderit”. Të 22 lojtarët e rreshtuar përgjatë vijës anësore festuan rikthimin e Devinit në fushë në mes të ndeshjes. Një gjest i mrekullueshëm për të festuar diçka shumë, shumë më të madhe se vetë futbolli.

Në një intervistë pas ndeshjes, në mikrofonat e ESPN, futbollisti shpjegoi: “Jam shumë i lumtur që jam kthyer në fushë, qoftë edhe për një kohë të shkurtër. Ishte një moment i paharrueshëm. Ishin bërë tashmë katër zëvendësime dhe mendova se trajneri më kishte harruar. Unë jam duke punuar çdo ditë për t’u kthyer. Shpresoj të kem edhe shumë minuta sa më shpejt të jetë e mundur”.

FB.AppEvents.logPageView();

};

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like