“Lojtarët më shohin në sy”, Josa: 3 pikë me vlera, më shqetëson vetëm një gjë

by admin
Spread the love

Laçi fitoi 2-0 në Rrogozhinë kundër Egnatias, duke siguruar triumfin e katërt radhazi në Abissnet Superiore. Moment fantastik për bardhezinjtë, të cilët i janë bashkuar Kukësit e Vllaznisë në vendin e dytë. Trajneri i ekipit kurbinas, Mirel Josa analizoi suksesin e sotëm në “Gol pas Goli” në Supersport.

“Ishte një fitore me shumë vlera. Sot do më gëzonin vetëm 3 pikët. Skuadra ishte me këmbë në tokë, tregoi se futbollistët janë shumë të përqendruar. Edhe Egnatia donte qoftë edhe një pikë, donte të na kapte në befasi në pjesën e parë. Gabuam në 2-3 raste. Në pjesën e dytë patëm më tepër durim në qarkullimin e topit dhe mënyrën se si do dilnim përpara.

Nuk luajti Ignjatovic për probleme shëndetësore, edhe lojtarët e tjerë kanë pretendime për të luajtur. Problemi është te mendësia që kanë lojtarët sa i përket funksionimit si skuadër, nuk flas vetëm për mbrojtjen.

A është Laçi për titull? Më pyetët edhe kur fituam ndaj Tiranës. Duhet të jemi shumë të përqendruar sa i përket kërkesave ndaj skuadrës. Duhet thellësi më e madhe, të fusësh dorën dhe të kapësh lojtarë që zëvendësojnë të tjerët.

Në ndeshjet e ngjeshura kam frikë shumë nga rikuperimi i lojtarëve. Nuk shkoj shumë me të kaluarën, por më intereson që kam një skuadër që më ndjek dhe më sheh në sy. Kjo më bën të pretendoj, pse të mos pretendoj për të fituar ndeshjen pasardhëse.

Po të bëhet një gabim është mirë të rikuperohet shpejt. E treguam pas humbjes me Vllazninë, fituam ndeshjen tjetër. Nuk është se nënvlerësoj lojtarët që janë në stol, por mundohem të zgjedh lojtarët më të freskët fizikisht”, përfundoi trajneri i Laçit.supersport


Top Channel

You may also like