Lojrat Olimpike 2024, mund të bojkotohen nga 40 shtete – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Më shumë se 40 shtete mund të bojkotojnë lojrat e ardhshme olimpike të cilat do të zhvillohen në Paris, Francë, duke e bërë kështu të gjithë eventin të duket i pakuptimtë, është shprehur ministri i Sportit dhe Turizmit në Poloni, Kamil Bortniczuk.

Ky koment i tij vjen pasi, Polonia, Lituania, Estonia dhe Letonia së bashkua mohuan një plan të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të lejuar Rusinë dhe Bjellorusinë që të konkurrojnë në vitin 2024.

Ukraina kërcënoi se do i braktiste Lojërat Olimpike nëse diçka e tillë do të ndodhte, ndërkohë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë se çdo bojkot nuk do bënte gjë tjetër veçse të ddënonte aleatët.

Bortniczuk tha se ai besonte se do ishte e mundur të ndërtohej një koalicion prej 40 vendesh duke përfshirë këtu Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë për të bllokuar planet e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik përpara takmit në 10 Shkurt.

“Duke pasur parasysh këtë nuk mendoj se do përballemi me vendimet më të vështira përpara Olimpiadës, pasi nëse duam të bojkotojmë, koalicioni ku marrim pjesë, është mjaft i madh për t’i bërë Lojërat Olimpike të pakuptimta”.

Sipas BBC, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik njoftoi javën e kaluar se do të shikonte mundësinë për të lejuar atletët rusë dhe bjellorusë të garojnë në Paris nën një flamur neutral, duke shtuar se asnjë atlet nuk duhet të pengohet të garojë vetëm për shkak të pasaportës së tyre.

Kjo shkaktoi reagime në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar duke thënë se ky plan ishte shumë larg realitetit të luftës.

Ministri i Sportit i Ukrainës Vadym Guttsait tha se organet sportive të vendit duhet të komunikojnë me federatat ndërkombëtare për të mbajtur në fuqi një ndalim për atletët rusë dhe bjellorusë, i cili u vendos nga komiteti ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

Megjithatë, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik Thomas Bach, ka thënë që atëherë kjo ishte menduar vetëm si një masë “mbrojtëse” ndaj atyre atletëve dhe tani këmbëngul se ata nuk duhet të diskriminohen.

Të enjten, ministrat e sportit nga Letonia, Lituania, Estonia dhe Polonia thanë se; “çdo përpjekje e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të rikthyer atletët rusë dhe bjellorusë për të garuar, qoftë edhe nën një flamur neutral, duhet të refuzohet”./tvklan.al

TI RAPORTON!

You may also like