Lojëra lufte në Lindje, avionët rusë patrullojnë hapësirën ajrore bjelloruse

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rusia dërgoi dy avionë me kapacitete bërthamore për të patrulluar qiejt mbi Bjellorusi, një lëvizje kjo që synon të tregojë lidhjet e ngushta mes dy aleatëve, në kohë tensionesh me Perëndimin.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se avionët bombardues praktikuan një mision të përbashkët me forcat ajrore bjelloruse.

Kjo, pasi avionë të tipit “Su-30”, me të cilat Moska ka furnizuar Minskun, shoqëruan avionët rusë.

Patrullimi që zgjati 4 orë shënoi misionin e tretë rus në Bjellorusi që prej muajit të kaluar dhe u krye teksa Perëndimi vijon të jetë i shqetësuar nga prania ruse në kufi me Ukrainën.

Ndërkohë, e ashtuquajtura ‘luftë hibride’ vazhdon. Një zëdhënëse e qeverisë polake njoftoi se në lokalitetit Çeremka, një grup emigrantësh u përpoqën të kalonin kufirin.

Sipas zyrtares, forcat bjelloruse në kufi përdorën lazer dhe drita verbuese ndaj ushtarëve polakë dhe rojeve kufitare.

Këtë muaj, garda kufitare polake raportoi rreth 1.200 përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin nga Bjellorusia për në Poloni, ndërkohë që gjatë gjithë vitit rastet kanë qenë 39 mijë.

This post was published on 2021-12-19 10:16 am

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like