Llukarevska: Tatim solidar nuk kanë paguar edhe 19 kompani

by admin
Spread the love

Edhe 19 kompani nga gjithsej 156 akoma nuk e kanë paguar tatimin solidar. Shtatëmbëdhjetë prej tyre nuk kanë fare kurfarë pagese, ndërsa dy të tjerat kanë bërë pagesa të pjesërishme, informoi sot drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike, Sanja Llukarevska.

Duhet të grumbullohen, siç tha Llukarevska në intervistë prë Zërin e Amerikës, edhe 643,7 milionë denarë.

Në komentin se në agjendën e Gjykatës kushtetuese është Ligji për tatim solidar dhe se disa biznese dukshëme presin epilogun para se t’i shlyejnë obligimet e veta tatimore sipas këtij ligji, Llukarevska theksoi se DAP-i i kontaktoi 19 obliguesit tatimorë në mënyrë që të gjendet zgjidhje adekuate se si ata t’i shlyejnë obligimet e veta.

“Detyrues ka pasur dhe do të ketë dhe kjo është pjesë e obligimit tonë ligjor se duhet t’i publikojmë me qëllim që t’i njoftojmë e3dhe opinionin edhe qytetarët. Tatimi solidar, meqenëse ka nismë në Gjykatën kushtetuese, do të shohim se si do të prëfundojë i tërë ai proces. Nga njëra anë shohim se ai proces për tatimin solidar me odat, me palët e prekura e zhvilluam në mënyrë mjaft transparente dhe proaktive dhe përmendëm se tatimi solidar në të vërtetë është edhe i njëfishtë, Nga ana tjetër, shohim se njëkohësisht edhe kompanitë po përpiqen sa më shpejtë t’i shlyejnë këto obligime të veta”, tha Llukarevska në intervistë.

Ajo informoi se detyrues më i madh është tregtia me energji elektrike në shumë prej 294,6 milionë denarë dhe pret që pagesa do të përfundojë në afatin e paraparë.

MARKETING



You may also like