Llukarevska: Në takimin e liderëve do të bisedohet për perspektivën evropiane, duhet të marrë pjesë çdo parti serioze

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Në takimin e liderëve nuk do të bisedohet për diçka tjetër përveç asaj që është e rëndësishme për perspektivën evropiane të vendit. Të arrijmë deri te një konsensus politik dhe shoqëror për të ardhmen evropiane. Qytetarëve ju duhet perspektiva evropiane, për këtë duhet të bisedohet. Sigurisht se mund të hapen edhe tema të tjera, tha Sanja Llukarevska, zëvendëskryetare e LSDM-së dhe drejtoreshë e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP).

Gjatë pjesëmarrjes në TV Sitel ajo theksoi se takimi i liderëve që për të hënën është thirrur nga kryeministri Dimitar Kovaçevski është e rëndësishme në këtë moment politik dhe se çdo parti serioze politike që i mendon të mirën vendit duhet të jetë pjesë e atij takimi dhe çdo lider serioz duhet të kontribuojë në interes të qytetarëve dhe vendit.

“Pres se do të mbisundojë arsyeja dhe çdo lider serioz dhe parti serioze që i mendon të mirën vendit, duhet të jetë pjesë e debatit të hënën në takimin e liderëve”, tha Llukarevska.


You may also like