Llogaridhënia në BDI, pa epilog konkret

by admin
Spread the love

Kryesia e BDI-së nuk arriti ta përmbyllë mbledhjen e llogaridhënies së përfaqësuesve të ekzekutivit para organeve të partisë. Si pasojë, nuk kishte as shkarkime dhe ndryshime ashtu siç pretendonte grupi i zjarrit para takimit. Më 19 nëntor vazhdon leximi i raportit të ministrave, ndërsa vëmendje do t’i kushtohet shëndetësisë dhe arsimit. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se raporti do të redaktohet nga tre zyrtarë të lartë. Redaktimi i raportit nënkupton plotësimin e tij me të dhëna shtesë dhe mungesat e detektuara në raport gjatë shqyrtimit tij në kryesinë e partisë, shkuan Alsat.

“Do redaktohet raporti. Janë caktuar tre zyrtarë të lartë të BDI-së për redaktim të raportit, sekretari i përgjithshëm, nënkryetari Mexhiti dhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Ahmeti tha se në mbledhje nuk është diskutuar për shkarkimin ose ndryshimin e ministrave dhe se një pikë të tillë nuk do ta sillte ai me kryeneçësi por me aklamacion.

“Pika e parë kam referuar unë mbi zhvillimet politike në vend. Pika e dytë ka qenë Rregullorja e Kryesisë, pika e tretë ka qenë zgjedhja e sekretarëve të BDI-së dhe pika e katër raporti ekzekutivit”, u shpreh Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Kryesia e BDI-së ditë më parë rizgjodhi Artan Grubin për shef të kabinetit të Ali Ahmetit. Organet e partisë zgjodhën edhe sekretarët e sekretariateve në kuadër të subjektit ndërsa me vendim të Ahmetit u formua edhe “Departamenti për përkujdesje dhe trajtim të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së” me të cilin do të udhëheqë ish deputeti Rafiz Aliti.

You may also like