Lloga-Vucas: Do të zhvillohet bashkëpunimi me Austrinë lidhur me realizimin e reformave prioritare

by admin
Spread the love

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi një takim me Ambasadorin e Austrisë, Ekselencën e tij, Georg Vucas. Gjatë takimit, Ambasadori Vucas u informua lidhur me aktivitetet e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë, në pjesën e reformave për rregullat zgjedhore, ligjet që janë në procedurë parlamentare, procesin eurointegrues dhe sundimin e së drejtës. U hap edhe çështja e vetingut, ku Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se pret mbështetje të plotë nga Austria dhe komuniteti ndërkombëtar për realizimin e këtij procesi. U bisedua edhe për amendamentet kushtetuese dhe për pritjet që së shpejti të fillojnë diskutime publike ekspertësh për këtë temë.  Në takimin e sotëm u diskutua edhe për vizitën e punës së Ministres së Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadiç, e cila vjen në vendin tonë më 29 mars. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe Ambasadori i Austrisë, Ekselenca e tij, Georg Vucas, ranë dakord për detajet e takimit dhe memorandumin e bashkëpunimit që do të duhet të nënshkruhet. Lloga dhe Zadiç do të ndajnë përvojat praktike të të dy vendeve në fushën e çështjeve penale dhe civile dhe do të organizohet një punëtori e përbashkët me ekspertë nga të dy vendet.

You may also like