Lloga: Duhet të rritet kontrolli dhe sanksionimi ndaj gjykatësve që pengojnë drejtësinë

by admin
Spread the love

Në intervistën e parë si të realizuar pasi mori postin e ministit të drejtësisë, Krenar Lloga në emisionin 200 në Alsat-M, preku shumë tema dhe problematika që ka drejtësia në vend. Lloga theksoi se një ndër premtimet kryesore të përfshirjes së ASH-së në qeveri, vetingu në gjyqësor, nuk do të realizohet në qoftë se nuk do të has në mbështetje të BE-së dhe SHBA-së dhe shtoi se veçse ka filluar takimet për zgjedhjen e modalitetit më të mirë për kryerjen e këtij procesi të vështirë, pasi që thotë se në Ministrinë e Drejtësisë nuk ka gjetur asnjë dokument për fillimin e këtij procesi, shkruan InfoShqip.

Ndër tjrash Ministri Lloga foli edhe për një problematikë mjaft të madhe siç është ajo e vjetërsimit të lëndëve, ku edhe shumë lëndë rikthehen në rigjykim nga fillimi si shkak që gjykatësit porot japin dorëheqje dhe krijojnë precedentin e rikthimit të lëndës nga fillimi, ku theksoi se do propozojnë që gjykatësit porot të dorëzojnë listë anketuese të pasurisë dhe masë penale nëse ata e keqpërdorin detyrën e tyre.

Për më shumë ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme të Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga. /InfoShqip

You may also like