Llapi “trondit” Ballkanin, derbi i Anamoravës ndahet në barazim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ballkani pësoi një humbje të rëndë në shtëpi ndaj Llapit me shifrat 1-4.

Në fraksionin e dytë, ishte sërish Rivera që ndëshkoi vendasit në të 78-tën ndërsa Gerhard Progni mendoi të thellonte disfatën e Ballkanit në minutën e 90-të.

Gjithsesi, Dellova shënoi golin e vetëm për Ballkanin në kohën shtesë (92-tën), një gol që shërbeu sa për statistikë, teksa pas kësaj disfate, skuadra nga Suhareka mbetet në vendin e dytë me 27 pikë ndërsa nga ana tjetër, Llapi ngjitet në vendin e pestë me 19 pikë.

Ndërkohë, nuk pati fitues në derbin e Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës teksa dy skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1. Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Zabergja në minutën e 67-të ndërsa në të 82-tën Ajzeraj riktheu ekuilibrat.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe ekipet ndanë nga një pikë. Pas këtij barazimi Drita mbetet në krye me 32 pikë ndërsa Gjilani është në vend të tretë me 24 pikë.


Top Channel

You may also like