Llapi starton me fitore, mjafton një gol i Firmino përballë Malishevës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka mjaftuar një gol i Alef Firmino që Llapi të dalë me pikë të plota nga sfida përballë Drenicës. Në sfidën e parë për të dyja ekipet në këtë edicion të Superligës së Kosovës, Llapi arriti të triumfonte duke fituar me rezultatin minimal 1-0.

Sulmuesi brazilian Alef Firmino ishte shënuesi i golit të këtij takimi në minutën e 35-të. Ndërkohë që me këtë fitore Llapi grumbullon tre pikëshin e parë në Superiore, së bashku me Prishtinën dhe Gjilanin që kishin mposhtur më parë konkurrentët respektivë.

Ishte programuar për ditën e sotme sipas kalendarit edhe sfida tjetër midis Malishevës dhe Ballkanit, por ndeshja u shty. Kjo është edhe sfida përmbyllëse e javës së parë për Superligën e Kosovës. /oversport.tv

You may also like