Llapi përgatit koncert LIVE para ndeshjes me Ulpianën – bëhet inagurimi i stadiumit “Zahir Pajaziti”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndeshjet e stinorit vjeshtor, skuadra e Llapi i zhvilloi në Merdare, kurse nga data 13 shkurt (sot), skuadra e Llapit ndeshjet si vendas do t’i zhvillojë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, shkruan Insporti.

Inagurimi i stadiumit do të bëhet të dielën, sot, ku do të jenë të ftuar shumë personaliteti te sportit e të kulturës.

Klubi ka njoftuar se dyert e stadiumit do të hapen në ora 12:00 dhe klubi ka përgatitur një koncert LIVE i cili fillon nga ora 12:30 ku do performoj këngëtari i mirënjohur llapjan, Gzim Hajdini.

Postimi i klubit:

“Të dashur tifozë

Momentin e rikthimit në folenë “Zahir Pajaziti” e kemi pritur tash e një kohë të gjatë, andaj sot nuk ka arsye për mungesë sepse i duhemi më shumë se kurrë ekipit të zemrës drejt fitores.Ju njoftojmë se dyert e stadiumit do të hapen në ora 12:00 dhe klubi ka përgatitur një koncert LIVE i cili fillon nga ora 12:30 ku do performoj këngëtari i mirënjohur llapjan, Gzim Hajdini.

Gjithashtu spiker zyrtar për ndeshjen e sotme do të jetë komentatori i mirënjohur, Skyfter Blakaj.Ju ftojmë që përshkak të shmangies së turmës të vini sa më herët në stadium e të argëtoheni me muzikë dhe më pas me futboll.Inagurimi i stadiumit do bëhet nga ora 13:00, ndeshja fillon në ora 13:30.”

You may also like