Llapi nesër i rikthehet stërvitjeve për edicionin pranveror

by admin
Spread the love

Klubi futbollistik, KF Llapi përmes një komunikate ka njoftuar se nesër do t’u rikthehen stërvitjeve për përgatitjet për edicionin pranveror në eliten e futbollit kosovar, transmeton Insporti.

Stërvitjet do të fillojnë nga ora 14:00 në fushën me bari sintetik në Dumosh.

Ekipi fazën përgatitore në Podujevë do ta vazhdojnë deri më 20 janar, gjersa një ditë më vonë, pra me 21 janar do të udhëtojë për të vazhduar me përgatitjet e fundit para rikthimit të ndeshjeve të Kupës dhe më pas të BKT Superligës.

Ndërkohë, Llapi stinorin vjeshtor e përfundoi në vendin e katër me 29 pikë, gjashtë më pak se lideri Gjilani.

You may also like