Llalla kërkoi pezullimin e dënimit me 2 vite burg, zbardhet vendimi më i fundit që ka marrë GJKKO për ish-kryeprokurorin

by admin
Spread the love

Shtyhet vendimi nga Gjykata e Apelit të Posaçëm për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, duke lënë në fuqi rrëzimin e kërkesës së Llallës për pezullimin e dënimit me burg. Kjo masë u mor nga gjyqtarja e Apelit, Nertina Kosova, e cila pas shqyrtimit të kërkesës vendosi të mos i pranoj argumentet e avokatit mbrojtës të Llallës.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës kërkoi pezullim të dënimit me 2 vite burg. Pezullimi i vendimit u kërkua, pasi sipas mbrojtjes mbyllja e tij në qeli do i sillte pasoja të rënda për shëndetin.

Ish kryeprokurori, u shpall në kërkim ndërkombëtar rrerh një muaj parë. SPAK mbylli procedurat dhe dërgoi emrin e tij, në zyrën e interpolit menjëherë pasi policia dorëoi raportin për mosgjetjen e tij në banesë apo vende të tjera ku mendohej se ishte. Javën e kaluar apeli i posaçëm zbardhi edhe vendimin e dënimit ndaj ish kryeprokurorit.

Sipas Apelit të Posaçem ish kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka dekluar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në gjermani. Gjithashtu ndaj ish kryeprokurit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjale për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funskison publik.

You may also like