Lladrovci në rolin e pilotit: Funksionalizimi i aeroportit në Drenas do të ishte në dobi të të rinjve

by admin
Spread the love

Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, për pak minuta ka qenë në rolin e pilotit.

Lladrovci ka qenë për vizitë në Belgjikë ku ka takuar mikun e tij, Musa Hoti i cili kontribun në aftësimin e të rinjve për pilotim.

Ai ka folur rreth mundësisë së funksionalizimit të aeroportit në komunën e Drenasit duke shtuar se Hoti është i gatshëm të investojë në Kosovë për të hapur shkollën e pilotimit.

“Vizita ime te Musa, me Istrefin dhe Haxhiun, ka të bëj me njohjen e kushteve në këtë shkollë, sepse janë mundësitë e mira për ta ngritur një sikur kjo në Bruges edhe në Drenas.Funksionalizimi i aeroportit në Korroticë, do të ishte në dobi të të rinjve tanë, për të zotëruar këtë profesion, pilotimin. Musa është gati të investojë në Kosovë për të hapur shkollën e pilotimit duke bashkëpunuar me shkollën në Bruges, që do të ishte mundësi e mirë e përparimit për të rinjtë tanë dhe vendin tonë”.

Lexo lajme interesante

You may also like