Ljupço Nikollovski nuk e sheh veten si kryeministër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Zëvendëskryeministri për Luftë kundër Korrupsionit, Ljupço Nikollovski në konferencën e sotme për shtyp tha se nuk e sheh veten si kandidat për kryeministër.
“Nëse vendoset tani që të hapen procedura, do të kemi një procedurë plotësisht të hapur, transparente, demokratike, të cilën nuk e ka asnjë parti politike, dhe në të cilën do të mund të kandidojë kushdo që i plotëson kushtet. Unë nuk e shoh veten dhe nuk do të jem një nga kandidatët”, tha mes tjerash Nikollovski.
Ndryshe nesër pritet që Zoran Zaev para organeve të partisë të dorëzojë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Social-Demokratëve.
Pritet gjithashtu që kreu i ri i LSDM-së të jetë edhe mandatari i ri në Qeveri.


You may also like