Liverpooli me Sparta Praguen, Milani me Slavia Praguen – Shqip

by admin
Spread the love

Liderët e Premier Ligës, Liverpool do të përballen me Sparta Praguen në të 16-tën e finales së Europa League, ndërsa Brightoni do të ketë për kundërshtar Romën.

“Reds” do të udhëtojnë në kryeqytetin çek për ndeshjen e parë më 7 mars, para se të kthehen në Anfield pas një jave në garën të cilën Liverpooli e ka fituar tre herë në të kaluarën.

Brightoni në anën tjetër do të shkojë në kryeqytetin italian si kryesues të Grupit B ku ishin edhe Marseille, Ajax dhe AEK Athens.

Milani ndërkaq do të ndeshet me Slavia Praguen.

Fituesi i Europa Conference League, West Ham do të ndeshet me skuadrën gjermane Freiburg.

Finalja e Evropa Ligës do të luhet në Dublin më 22 maj.

Finalja e Ligës së Konferencës më 7 qershor në Athinë, Greqi.

Shorti i plotë i 1 të 16-ës së finales së Evropa Ligës:

Sparta Prague vs LiverpoolMarseille vs VillarrealAS Roma vs BrightonBenfica vs RangersFreiburg vs West HamSporting CP vs AtalantaAC Milan vs Slavia PragueQarabag vs Bayer Leverkusen
Këto ndeshje do të luhen më 7 dhe 14 mars. /Klankosova.tv

You may also like