Liverpooli i pret hovin Arsenalit, i jep leksion futbolli në “Anfield”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Liverpooli fiton thellë 4-0 ndaj Arsanalit në “Anfield” dhe ngjitet në vendin e dytë në Premier League, me 25 pikë, pesë më pak se Chelsea kryesues.

Skuadra e Jurgen Kloppit ndali hovin e “Topçinjve”, që kishin 11 ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet. Për herë të fundit ishin mposhtur 5-0 nga City në javën e tretë të kampionatit.

Takimin e zhbllokoi Sadio Mane në minutën e 39-të, pas një krosimi të Alexander-Arnold, ndërsa 7 minuta pas startit të fraksionit të dytë Diogo Jota thelloi epërsinë në 2-0, me Arsenalin që nuk gjeti forca për të reaguar. Në minutën e 74-t, Mohamed Salah mbylli praktikisht ndeshjen me golin e 3-0, finalizimin për rezultatin përfundimtar 4-0 e shënoi Minamino, vetëm pak sekonda pasi kishte hyrë në fushë në vend të Jotas.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Liverpoolin në përplasjet me Arsenalin, madhe edhe në fund të sezonit të kaluar I kishte shënuar plot 3 gola.


Top Channel

You may also like