Liverpool “tenis” me Leeds, City tre pikë larg! Tottenham bie ndaj Burnley

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Liverpool nuk e ka humbur mundësinë për ta hapur Premier League, pasi ka mposhtur me rezultatin 6-0 skuadrën e Leeds United dhe tani diferenca me Manchester City është vetëm tre pikë.

“The Reds” e zgjidhën shpejt ndeshjen sot, teksa Mohamed Salah realizoi dy herë me penallti në 45 minutat e para kundër ekipit të Marcelo Bielsa.

Një shenjë e la edhe Matip, autori i golit të dytë të Liverpool, ndërsa në fundin e ndeshjes rrugën e rrjetës e gjetën edhe sulmuesi tjetër, Sadio Mane, po dy herë sa Salah, dhe Van Dijk.

NDESHJET E TJERA – Tottenham ka pësuar një humbje që e kthen me këmbë në tokë, pas fitores kundër Manchester City. Londinezët e pësuan kundër Burnley, që morën tre pikë të arta për luftën për mbijetesë.

Ben Mee në mesin e pjesës së dytë shënoi golin e fitores për skuadrën e tij dhe Tottenham nuk e shfrytëzoi mundësinë të ngushtonte diferencën me Manchester United të vendit të katërt.

Crystal Palace merr një fitore qetësie kundër Watford me rezultatin 4-1, për të qëndruar larg zonës së ftohtë. Mateta zhbllokoi ndeshjen, kurse Sissoko vendosi baraspeshën përkohësisht. Gallagher dhe më pas Zaha me dy gola e tij vulosën fitoren e Crystal Palace.

PREMIER LEAGUE (NDESHJE TË PRAPAMBETURA)

Burnley-Tottenham 1-0
Shënues:
Ben Mee 71′
Watford-Crystal Palace 1-3
Shënues:
Sissoko 18’/ Mateta 15′, Gallagher 42′, Zaha 85′, 90′
Liverpool-Leeds 6-0

Shënues: Salah (pen.) 15′, (pen.) 35′, Matip 30′, Mane 80′, 90+1′, Van Dijk 90+3′

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like