Liverpool shënon fitore të rëndësishme si mysafir kundër Crystal Palace – Burnley e ndal Arsenalin në ‘Emirates’

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Liverpooli ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të javës së 23-të kundër Crystal Palaces.

“Të Kuqtë” triumfuan 1:3 në udhëtim te Palace në Londër.

Van Dijk në minutën e 8-të, Chamberlain në minutën e 32-të dhe Fabinho në të 89-tën i siguruan tre pikët skuadrës së Jurgen Klopp.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Edouard në minutën e 55-të.

Me këtë fitore, Liverpooli ndodhet në vendin e dytë me 48 pikë, nëntë më pak se City lider.

Në të njëjtin qytet, Arsenali ka barazuar pa gola me Burnleyn në stadiumin “Emirates”.

“Topçinjtë” kanë hyrë në një ecuri aspak të mirë të rezultateve, ndërsa nuk dinë për fitore në pesë ndeshjet e fundit, duke regjistruar tri humbje dhe dy barazime.

Arsenali ndodhet në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërkohë Burnley mbetet i fundit me vetëm 12 sosh.

You may also like