Liverpool mund të shitet, pronarët të hapur për oferta

by admin
Spread the love

Pronarët e Liverpool FC kanë thënë se janë të hapur për oferta, duke rritur mundësinë e shitjes së klubit.

Fenway Sports Group (FSG), e bleu klubin në vitin 2010, me të cilin do të fitonte Premier League në 2019-2020 dhe Ligën e Kampionëve në 2019.

“Ka pasur një sërë ndryshimesh të kohëve të fundit të pronësisë dhe thashetheme për ndryshime në pronësi në klubet EPL (English Premier League) dhe në mënyrë të pashmangshme ne pyetemi rregullisht për pronësinë e Fenway Sports Group në Liverpool”, tha në një deklaratë FSG.

FSG ka marrë shpesh shprehje interesi nga palë të treta që kërkojnë të bëhen aksionarë në Liverpool. FSG ka thënë më parë se në kushtet e duhura do të konsideronin aksionarë të rinj nëse do të ishte në interes të mirë të Liverpool-it si klub.

“FSG mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj suksesit të Liverpool-it, si brenda dhe jashtë fushës”, thanë ata.

Klubi është kryesisht në pronësi të John W Henry, së bashku me kryetarin e FSG Tom Werner.

Kuptohet se bankat Goldman Sachs dhe Morgan Stanley do të ndihmojnë me procesin e shitjes nëse një ofertë pranohet. Klubi ka parë sukses të madh nën menaxherin Jurgen Klopp dhe vetë Anfield ka përfituar gjithashtu nën drejtimin e FSG.


Top Channel

You may also like