Liverpool del nga kriza në derbi, mjaftojnë Salah dhe Gakpo

by admin
Spread the love

Pas tre disfatave në katër ndeshjet e fundit, Liverpool rikthehet te fitorja dhe këtë e bën në stadiumin Anfield.

Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp nuk e zhgënjyen publikun e pranishëm teksa mposhtën në derbi Evertonin me rezultatin 2-0. Të kuqve iu mjaftoi nga një gol për pjesë teksa ai që zhbllokoi shifrat ishte Mohamed Salah në minutën e 36-të.

Egjiptiani përmbylli një kundërsulm manuali teksa shfrytëzoi një pasim të Nunez duke mos e pasur aspak të vështirë për të mposhtur portierin Pickford. Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Liverpool gjeti edhe golin e dytë dhe të sigurisë. Në minutën e 49-të ishte Cody Gakpo që realizoi me portën e boshatisur pas një asisti të Trent-Alexander Arnold.

Për lojtarin e transferuar në merkaton e verës nga PSV, ishte goli i parë me fanellën e Liverpool. Kështu, Liverpool mori një fitore tejet të rëndësishme për situatën ku është në kampionat dhe tashmë të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp ngjiten në kuotën e 32 pikëve në vend të nëntë, ndërsa nga ana tjetër, Everton renditet në vend të 18-të me 18 pikë.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like